AGJENDA E MINISTRISË SË MBROJTJES – REFORMA PËR INTEGRIMET EUROATLANTIKE

Paqja dhe stabiliteti janë bazë për zhvillim të qëndrueshëm, ndërsa globalizimi dhe integrimet janë imperativ i botës bashkëkohore. Nga ky këndvështrim, Integrimet Euro-atlantike janë alternative më e mirë për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë dhe Ballkanit, ndërsa anëtarësimi në NATO dhe BE janë prioritet i yni strategjik.

Ne, në fushën e mbrojtjes, të përkushtuar drejt qëllimit edhe pas përfundimit të 20 vjetorit nga formimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë do të vazhdojmë të punojmë në të gjitha nivelet, pra në nivel ndërkombëtar, në nivel shtetëror dhe në nivel të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Pas shënimit të 20 vjetorit nga formimi i ARM-së, promovojmë agjendën e Ministrisë së Mbrojtjes ku janë të definuara tre shtyllat e ardhshme të cilat njëkohësisht paraqesin drejtimet sipas të cilave do të funksionojë plani dinamik për transformim të Armatës dhe mbrojtjes:
  1. Ndërkombëtarisht, sa i përket anëtarësimit në NATO, veprojmë drejt zbatimit të të gjitha reformave dhe kontributit të madh të Republikës së Maqedonisë për paqen globale, nëpërmjet misioneve ushtarake dhe përmes prezencës së shtetit në të gjitha institucionet ndërkombëtare.
  2. Në nivel shtetëror edhe më tej do të punojmë në forcimin e besimit të ndërsjellë ndëretnik dhe ndërfetar.
  3. Në nivel të Armatës së Republikës së Maqedonisë, vazhdojmë me krijimin e një ushtrie moderne dhe shumë profesionale, përmirësimin e standardit për pjesëtarët e Armatës, si dhe afrimin e ushtrisë me qytetarët.
Që të kryejmë detyrën tonë në mënyrë plotësisht tranparente dhe me përgjegjësi, vlerësojmë se është me rëndësi të prezantojmë atë që planifikojmë për periudhën që vjen.
Ministria e Mbrojtjes pas rrumbullaksimit 20 vjeçar nga formimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë fokusohet në përshpejtimin e reformave në mbrojtje nëpërmjet një Agjende konkrete ku shprehet vizioni i qartë i Ministrisë së Mbrojtjes që integrimet euro-atlantike janë alternativa e vetme për Republikën e Maqedonisë!
Në Agjendën e Re të Ministrisisë së Mbrojtjes janë renditur mbi 50 projekte dhe iniciativa të cilat do të bëjnë që Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i ARM-së të punojnë zellshëm, me një ritëm edhe më të shpejtë për t’u përgjigjur ndaj detyrimeve ligjore dhe të mbetemi partner i përhershëm dhe kredibil i NATO-së.
Ne, në Ministrinë e Mbrojtjes punojmë me dinamizëm që të mbetemi institucioni me besueshmëri më të lartë në vend, dhe njëkohësisht edhe të respektuar në Bruksel për nga standardet dhe me profesionalizmi.
 
(1)   Maqedonia e njohur për kontributin e saj për paqen globale. Maqedonia si partner për stabilitet dhe e gatshme për NATO
Vazhdojmë me promovimin e gatishmërisë së Republikës Maqedonisë për anëtarësim në NATO. Do të vazhdojmë në mënyrë aktive me takime, vizita dhe bashkëpunime në nivele ndërkombëtare për promovimin e gatishmërisë së Republikës së Maqedonisë për integrim në strukturat euro-atlantike.
  • Vazhdojmë me pjesëmarrje në misionet paqësore ndërkombëtare. Vazhdon pjesëmarrja në ISAF (Afganistan), Altea (Bosnja dhe Hercegovina), KFOR(Kosovë) dhe UNIFIL (Liban). Në iniciativat e ardhëshme do të ndiqet vendimi i vendeve anëtare të NATO-s.
  • Miratimi i Strategjisë për diplomaci mbrojtëse. Miratimi i një strategjie të re, pozicionimi i strukturës organizative dhe personelit të diplomacisë mbrojtëse.
  • Iniciativë për themelimin e një Qendre Rajonale për Paqe. Në bashkëpunim me kabinetin e Presidentit të R. Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të nis iniciativa për themelimin e një Qendre Rajonale për Paqe me qëllim të promovimit të praktikave të mira për vlerat demokratike dhe iniciativat paqësore për stabilitet dhe prosperitet.
  • Promovimi i Librit të Bardhë të Mbrojtjes. Rritja e transparencës në punën e Ministrisë së Mbrojtjes.
  • Iniciativa, projekte dhe aktivitete:
- Transformimi i Qendrës Trajnuese Rajonale për Komunikim në Qendër të Partneritetit për Paqë;
- Bashkëpunim intenziv rajonal dhe iniciativë për një ekip të përbashkët të Grupit të Vendeve të Adriatikut në shkollën për polici ushtarake në Kabul;
- Qasje Rajonale Ballkanike në mbrojtjen kundërajrore;
- Qendra Rajonale për trajnim në Krivollak ;
- Qendra Rajonale për Trajnim me Armë jo-vdekjeprurëse;
- Forca rajonale për qëllime medicinale. Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë do të diskutojë lidhur me formimin e një ekipi të personelit medicinal në funksion të arritjes së gatishmërisë operuese të spitalit të deklaruar mobil për në terren në nivelin 2 për pjesëmarrje në misione për përkrahje të paqes;
- Shkolla për Pilotë do të zgjerohet në Shkollë Rajonale për Pilotë.
(2)   Mbrojtja dhe armata si garancë e paqes dhe stabilitetit, institucione me kredibilitet të lartë dhe shembull i respektimit të ndërsjellë
  • Analizë funksionale për Ministrsinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të ARM-së. Përgatitje dhe miratim i një Studimi dhe analize funksionaliteti për organizatën, funksionin dhe pozicionimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së në sistemin mbrojtës të Republikës së Maqedonisë në pajtim me nevojat dhe përvojat e vendeve anëtare të NATO-s. Studimi, dhe më pas edhe Propozim Plani Aksional do të kontribuojnë në avancimin e mëtejmë të sistematizimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe formacionit të ARM-së në funksion të përkrahjes së misioneve dhe detyrave nga Strategjia për Mbrojtje dhe Transformimi i MM-së dhe ARM-së në organizata efektive, efikase, ekonomike dhe që funksionojnë mirë të përgatitura të ballafaqohen me sfidat, njëkohësisht t’jenë në përputhje me konkluzionet të cilat do të dalin nga studimi, do të formohet një strukturë e re organizative në MM dhe do t’i propozohet Presidentit të Republikës së Maqedonisë për avancimin e formacionit të ri të ARM-së
  • Përfaqësim i drejtë dhe mundësi të barabarta në armatë. Do të vazhdojë avancimi i përfaqësimit të drejtë i të gjitha komuniteteve etnike në numër dhe në struktura udhëheqëse duke respektuar potencialet profesionale sipas standardeve të NATO-s. Gjithashtu, do të promovohet edhe mundësia e barabartë për pjesëtaret e gjinisë femërore në ARM.
    – Miratimi i një Programe dhe Plani Aksional për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë të komuniteteve etnike në Republikën e Maqedonisë
  • Mbrojtje e zgjuar (inteligjente). Planifikimi dhe zbatimi i racionalizimit të shpenzimeve, planifikim më i mirë dhe bashkëpunim rajonal për modernizimin e armatës sipas standardeve të NATO-s.
- Miratimi i një strategjie për programe të zgjuar;
- Miratimi dhe zbatimi i një programe të re për racionalizimin e shpenzimeve në mbrojtje.
  • Koncepti i forcave rezerve të ARM-së. Miratimi i konceptit dhe Planit Aksional për formimin e forcave rezerve të Armatës së Republikës së Maqedonisë prej 1.800 persona deri në vitin 2015.
  • Vendosja e aplikacioneve të reja softuerike për procese dhe praktika më efikase. Me këto do të sigurohet komunikimi vertikal dhe horizontal, koordinimi dhe rrjedha e informacioneve në ARM dhe MM dhe midis tyre. Këto vegla dhe procese përfshijnë: sistem informativ për menaxhim me personelin; sistem informativ logjistik; sistem global komunikativo-informativ; sistem për menaxhim të dokumenteve; sistem për planifikim, programim, buxhetim dhe realizim; trajnim kompjuterik; zhvillim të strategjive dhe planeve.
  • Akademi Ushtarake me programe moderne dhe e cila do të zgjerohet në institucion me rëndësi rajonale. Akademia Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostolski “ do ta avancojë procesin arsimor dhe zhvillimin profesional të oficerëve përmes: zhvillimit të Akademisë në Akademi Rajonale me arsimimin e kadetëve nga vendet e rajonit, pjesëmarrje të profesorëve me renome nga jashtë në ligjerata dhe në procesin arsimor të Akademisë Ushtarake, pjesëmarrje si ligjerues të përfaqësuesëve dhe autoriteteve të larta nga NATO dhe vendet anëtare dhe partnere të Aleancës në ndarrjen e përvojave dhe zhvillimeve të reja me personelin mësimor bashkëpunues dhe studentët e akademisë, përdorimin e metodave dhe teknologjive të reja bashkëkohore, përfshirë përdorimin e simulimeve dhe shfrytrëzimin e teknologjive informatike; intesifikimin e punës shkencoro-hulumtuese; akreditimin e së paku një programe studimore në ciklin e tretë të studimeve; futje dhe avancim të programeve studijuese për shkollim të pilotëve; intensifikim të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e arsmimit ushtarak; bashkëpunim të përbashkët me instituvcionet tjera arsimore të larta në vend;
  • Muzeu ushtarak si pjesë e rrjetit ndërkombëtar të muzeve të paqes. Muzeu ushtarak do të zgjerohet në Shërbim për Muzeologji –Institut për Kërkime në Mbrojtje dhe siguri-historike.
  • Bashkëpunim me institucione tjera në Republikën e Maqedonisë për funksionim më efikas të mbrojtjes dhe sigurisë. Përgatitja dhe inicimi i aktiviteteve të përbashkëta midis pjesëtarëve të ARM-së dhe MPB-së për zbatimin e procedurave standarde operative sipas ligjit për menaxhim me kriza dhe përfocim të rolit të ri të Armatës.
  • Promovimi i kontrollit civil në mbrojtje. Promovimi i kontrollit demokratik dhe civil në mbrojtje nëpërmjet këmbimit të përvojave në bashkëpunim me Qendrën DIKAF nga Konfederata Zviceriane.
  • Iniciativa, projekte dhe aktivitete:
- Azhurnimi dhe implementimi i Planit Afatgjatë për Zhvillim të Mbrojtjes 2020.
- Projekt për implementimin, azhurnimin dhe plotësimin e të gjitha programeve, politikave, koncepteve dhe strategjive të cilat dalin nga Shqyrtimi Strategjik i Mbrojtjes duke konsideruar nevojën për plotësim të saj.
- Projekti OF-SET me të çka do të jepen modalitete dhe mundësi për futjen e programeve of-set në prokurimin e pajisjeve dhe armatimit në Armatën e Republikës së Maqedonisë.
- Projekti „Mbrojta për ekonominë, ekonomi për stabilitet më të madh „ nëpërmjet krijimit të bashkëpunimit me Odën Ekonomike të Maqedonisë, Unionin e Odave Tregtare dhe Odën Tregtare të Maqedonisë Veriperëndimore për përfshirje në Agjencitë e NATO-s dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta të Ministrisë së Mbrojtjes.
- Rritje të veprimtarisë botuese të Ministrisë së Mbrojtjes të RM-së.
(3)   Armatë prestigjioze, profesionale dhe moderne. Ushtarë me standard të mirë.
  • Modernizimi dhe pajisimi i mbrojtjes. Pajisjet ushtarake të Armatës duhet patjetër të modernizohen gradualisht gjatë dekadës që vjen dhe më pas. Kështu, do të shfrytëzohen maksimalisht iniciativat rajonale dhe multinacionale për zhvillim të aftësive të përbashkëta të pozicionueshme në frymën e konceptit të NATO-s për „mbrojtje të zgjuar “. Në pajtim me Planin Afatgjatë për Zhvillim të Mbrojtjes 2011-2020 do të realizojmë këto projekte kryesore për modernizimin dhe pajisimin të ARM-së: Zhvillimi i kapaciteteve dhe aftësive integruese për mbikqyrje ajrore dhe thirje; Prokurimi i Radarve tredimensional dhe; Qendra për Trajnim të Pilotëve; Sistem Logjistiko-Informativ; Pajisje dhe infrastrukturë për trajnim; Modernizimi i helikopterëve; Pajisje për mbrojtje atomiko-biologjike dhe kimike, individuale dhe kolektive; Pajisje komunikimi; Automjete juluftarake; Transporues të blinduar me rrota për dy bataljone të mesme këmbësorike sipas Kodit të NATO-s për kapacitete dhe aftësi; Sistem komunikativ taktik për një bataljon të mesëm këmbësorik; Sisteme të avancuara luftarake individuale; Sisteme për mbrojtje kundërajrore në lartësi të vogla.
  • Menaxhimi me personelin. Zbatimi i formacionit të ritë ARM-së. Trajnime, pajisime dhe përgatitje të një armate profesionale sipas standardeve të NATO-s. Zgjerim të efikasitetit të projektit Lepeza për vazhdim me karierën civile pas përfundimit të shërbimit ushtarak nga ushtarët dhe oficerët.
  • Standard për ushtarët dhe oficerët. Do të realizohet projekti “Armata – shtëpia e ime e vërtetë” për rregullimin e çështjes së banimit të ushtarëve. Do të vazhdohet me projektin Standard për ndjekje dhe përmirësim të vazhdueshëm të kushteve për punë dhe jetë të të punësuarëve në ARM dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
  • Mbrojtje shoqërore me përgjegjësi. Pjesëmarrje dhe kontribuim nga armata në aktivitetet civile që janë me interes shoqëror. Promovimi i rolit dhe rëndësisë së armatës dhe afrimi i armatës ndaj qytetarëve.
  • Iniciativa, projekte dhe aktivitete:
- Analizë për miratim të Doktrinës së ARM-së;
- Sjellje të konceptit për përkrahje logjistike;
- Projekti STANDART për përmirësim të vaqzhdueshëm të kushteve për punë dhe jetesë të të punësuarëve në ARM dhe në Ministrinë Mbrojtjes;
- Përfundimi i ndërtimit të poligonit Krivollak nëpërmjet vazhdimit të ndërtimit të pjesëve të ndryshme të parapara me çka do të përmirësohen shumë kushtet për trajnim në këtë poligon dhe për përdorim të tij nga ARM, por edhe nga Armata tjera nga jashtë;
- Përfundimi i ndërtimit të qendrës rajonale për trajnim në kushte dimri në Kodrën e Diellit me kapacitete akomodimi dhe përmbajtje rekreative të planifikuara për trajnim për pjesëtarët e ARM-së dhe të lira edhe për qytetarët;
- Përfundimi i ndërtimit të kapaciteteve për sport dhe rekreim për pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së në Shën Naum dhe Krushinë;
- Zhvillimi i programeve kryesore mbrojtëse (administrata, personeli dhe arsimimi, funksione dhe trajnime të Armatës, logjistikë, pajisim dhe modernizim, objekte dhe infrastruktura dhe operacione paqësore humanitare);
- Heqje dorë nga objektet jo-esenciale në pajtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe me nevojat e ARM-së;
- Realizimi i projektit ARM “Shtëpia ime e vërtetë“;
- Projekt për prezantimin e mundësisë ligjore për Shërbim vullnetar të shërbimit ushtarak;
- Rregullore për avancimin e oficerëve dhe nënoficerëve të ARM- së;
- Përkrahje të plotë në përgatitjet para vendosjes dhe kryerjes së rotacioneve të ARM-së në misionet ndërkombëtare;
- -        Vendosja e një vegle për shqyrtim mujor të ndjekjes së arritjeve gjatë transformimit të ARM-së;
- Zbatimi i planit vjetor për trajnim dhe stërvitje të ARM-së dshe standardizimi i tyre;
- -         Vlerësimi dhe certifikimi i njësive të deklaruara sipas Konceptit të NATO-s për aftësi operative;
- Projekt për menaxhim me burimet njerëzore, gjithashtu do të fokusohet në: azhurnimin dhe zbatimin e strategjisë për burime njerëzore; zbatimin e programeve për mundësi të barabarta dhe përfaqësim të drejtë etnik; zhvillimi i një Programi për Zhvillim Profesional të liderëve /menaxherëve; vazhdimësi në zbatimin e Programës për tranzicion të personelit ushtarak dhe civil „LEPEZA“; miratim të Konceptit për përkrahje psikologjike për personelin ushtarak dhe civil gjatë dërgimit në misione dhe operacione paqeruajtëse; përkrahje për familjet e personelit që është caktuar në misione dhe operacione ndërkombëtare.

- Lirim nga pajisja e tepërt dhe joperspektive, si dhe heqje dorë nga infrastrukturat jo thelbësore.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail