ARM shtëpia ime e vërtetë

„ARM – SHTËPIA IME E VËRTETË” – PËRFUNDON PROJEKTI I GODINËS SË PARË

Në pajtim me planet për realizimin e projektit „ARM– Shtëpia ime e vërtetë” është përgatitur projekti themelor për godinën e parë. Godina përbëhet nga Bodrum+Përdhesë+4 kate. Në bodrum janë vendosur garazha, në nivelin përdhesë është paraparë të ketë hapësirë afariste, ndërsa në katër katet ndodhen banesat për nevojat e pjesëtarëve të ARM. Krahas garazhave, mungesa e hapëisrës për parkim në pajtim me rregulloren për projektim të godinave banesore është zgjidhur zgjidhur për vende parkimi në kuadër të parcelës ndërtimore.
Sipas strukturës së banesave, në këtë ndërtesë ka 3 lloje të banesave, edhe atë:
- Banesa një dhomëshe;
- Banesa dy dhomëshe dhe
- Banesa tri dhomëshe.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit projektues për godinat tjera, krahas strukturës së lartëpërmendur të banesave do të parashihen edhe banesa katër dhomëshe.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail