Misionet

PJESËMARRJA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË OPERACIONET PAQERUAJTËSE

Republika e Maqedonisë, si një anëtare e përgjegjshme e bashkësisë ndërkombëtare dhe duke u nisur nga parimi i pandashmërisë së sigurisë, në mënyrë të vazhdueshme kontribuon në përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur paqen dhe sigurinë botërore. Në këtë kontekst, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara, njësitë e Armatës së forcave të përhershme dhe rezervë ose pjesët e tyre, si dhe oficerë ushtarakë dhe civilë që shërbejnë në ushtri dhe në Ministrinë e Mbrojtjes mund të marrin pjesë në aktivitete stërvitore, trajnime në operacione humanitare ose paqeruajtëse jashtë territorit të Republikës.

Kontributi në operacione në të gjithë spektrin e misioneve të OKB-së, NATO-s dhe BE-së dhe gjithashtu në sigurisë globale, paqen dhe stabilitetit është një mision strategjik i sistemit të mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, që fillimisht shihet përmes investimit në aftësitë dhe kapacitetet e veta të sigurisë për të arritur vlerat dhe interesat e përbashkët dhe pjesëmarrje në mbrojtjen kolektive të NATO-s dhe BE-së. Në përputhje me qëllimet e përcaktuara strategjike për anëtarësim të plotë në NATO dhe BE, Republika e Maqedonisë në vitet e fundit në mënyrë aktive dhe vazhdimisht ka marrë pjesë me resurset e veta njerëzore dhe materiale në operacionet ndërkombëtare.

Republika e Maqedonisë në vitin 2002 filloi të marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse ndërkombëtare dhe tani merr pjesë në gjashtë operacione ndërkombëtare paqeruajtëse (ISAF Liria e Irakut, ALTHEA, UNIFIL, KFOR dhe Resolute Support), pesë jashtë territorit të saj dhe një operacion ndërkombëtar nga territor i saj. Gjatë viteve, pjesëmarrja në operacionet paqeruajtëse është rritur gradualisht në përputhje me burimet e planifikuara dhe nevojat e bashkësisë ndërkombëtare. Në periudhën prej 16 vjet (2002 – 2018), rreth 4000 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë marrin pjesë në këto operacione paqeruajtëse ndërkombëtare.

Kontributi i parë i Republikës së Maqedonisë përtej kufijve të vet filloi në vitin 2002 brenda misionit të NATO-s ISAF në Afganistan. Kontributi u rrit gradualisht me vendosjen e forcave në misionin e Liri për Irakun, në Irak, në operacionin e BE-së, ALTHEA në Bosnje dhe Herzegovinë dhe Misionin e Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Liban. Përveç kësaj, Republika e Maqedonisë vazhdimisht që nga viti 1999 ofron mbështetje të vazhdueshme për forcat në operacionin e KFOR-it në Kosovë.

Kronologjikisht, pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë në operacionet ndërkombëtare është si vijon:
1. Duke filluar nga viti 1999, Republika e Maqedonisë në mënyrë logjistike ka mbështetur misionin e KFOR-it në Kosovë përmes Qendrës Kombëtare të Koordinimit të Vednit Nikoqir. Kjo qendër ofron pranim, përcjellje, mbështetje administrative, siguri, furnizim dhe mbrojtje mjekësore në territorin e Republikës së Maqedonisë. Në këtë qendër kombëtare angazhohen deri në 13 persona nga ARM.

2. Në gusht të vitit 2002 filloi pjesëmarrja në misionin paqeruajtës ISAF në Afganistan me dërgimin e 2 oficerëve të shtabit në kuadër të kontingjentit turk dhe numri ka qenë në rritje vazhdimisht sipas planit. Në kuadër të misionit kami marrë pjesë me më shumë se 2700 persona, mes të cilëve oficerë shtabi, mentorë, njësi të këmbësorisë dhe personel mjekësor. Misionin ISAF në Afganistan, ishte misioni i parë në të cilën Republika e Maqedonisë ka marrë pjesë me personel, si rezultat i nismave rajonale (2005 deri 2009), një ekip mjekësor nga A3 (Maqedonia, Kroacia dhe Shqipëria) me elemente (oficerë të shtabit) të Brigadës për Evropën Juglindore (SEEBRIG) në vitin 2006, si dhe instruktorët për policinë ushtarake në Shkollën e policisë ushtarake të ushtrisë afgane në formatin A5 (2011 deri 2013). Në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë në vitin 2010 në ISAF kemi marrë pjesë në ekipet e përbashkëta me personel amerikan nga njësitë speciale të ARM-së dhe Policisë Ushtarake. Misioni ISAF përfundoi në vitin 2014.

3. Në kuadër të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga viti 2003 deri në 2008, morëm pjesë në operacionin Liria e Irakut në Irak. Pjesëmarrja filloi me dërgimin e një njësie për qëllime speciale dhe u rrit në mënyrë të vazhdueshme duke dërguar personel shtesë nga oficerë shtabi dhe tog këmbësorie për sigurim. Në misionin Liria e Irakut u angazhuan gjithsej 490 pjesëtarë të ARM-së.

4. Nga qershori i vitit 2006, Republika e Maqedonisë mori pjesë për herë të parë në misionin EUFOR-ALTHEA në Bosnje dhe Herzegovinë, i cili ishte kontribut i parë në operacione ushtarake drejtuar nga BE-ja. Deri më tani, në misionin ALTEA kemi marrë pjesë me rreth 290 persona për një periudhë 12 vjeçare, gjegjësisht me Detaçmentin e Helikopterëve (2006-2008), ekipin mjekësor (2006-2015) dhe me personel shtabi dhe personel mjekësor (2006 – 2018).

5. Nga maji i vitit 2007, Republika e Maqedonisë filloi kontributin e saj në operacionin ndërkombëtar UNIFIL të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara në Liban duke dërguar një oficer të shtabit në selinë operative të UNIFIL-it. Në këtë mision, kemi marrë pjesë me një oficer shtabi në komandën operative të UNIFIL-it. Deri tani janë kryer njëmbëdhjetë rotacione me nga një person në vit.

6. Misioni paqeruajtës i udhëhequr nga NATO “Mbështetje e Vendosur” – RSM (Resolute Support Mission) në Afganistan, filloi më 01.01.2015 dhe në të morrëm pjesë nga dita e parë. Deri tani, kemi marrë pjesë me rreth 250 ushtarakë. Republika e Maqedonisë në vitin 2018 rriti pjesëmarrjen e stafit në misionin “Mbështetje e Vendosur” me 20%. Aktualisht 44 pjesëtarë të ARM-së janë pjesë e misionit. Kontributi në operacion është me personel shtabi, njësi të sigurisë dhe mentorë, në bashkëpunim me forcat e SHBA-së, Republikës së Turqisë, Republikës Federale të Gjermanisë dhe në kuadër të kontributit rajonal në formatin A5.

Kontributi i ARM-së në operacionet ndërkombëtare në vitin 2018

Në Misionin e udhëhequr nga NATO “Mbështetje e Vendosur” RSM (Resolute Support Mission) në Afganistan, ne kontribuojmë me gjithsej 44 njerëz.
Në operacionin e BE-së “ALTEA” në Bosnjë dhe Hercegovinë ne marrim pjesë me 3 persona, dmth. me dy pozita shtabi dhe një mjek në ekipin mjekësor.
Në misionin e OKB-së “UNIFIL” në Liban vazhdimisht kontribuojmë me një oficer shtabi.
Republika e Maqedonisë si një partner i besueshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut që nga viti 1999 përmes Qendrës Koordinuese të Vendit Nikoqir, siguron mbështetje logjistike për KFOR-in, e cila më tej forcon rolin e saj në promovimin e sigurisë rajonale.

Përfitimet nga pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë në operacionet paqeruajtëse dhe njësitë ndërkombëtare

Me pjesëmarjen dhe kontributin që jep Republika e Maqedonisë në ndërtimin e paqes globale në tërësi, ajo ndërton reputacionin e saj ndërkombëtar si një partner serioz dhe i angazhuar në bashkësinë ndërkombëtare dhe “një eksportues i sigurisë”.
Pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare në vazhdimësi është një mjet për ndërtimin dhe përmirësimin e aftësive të përgjithshme operacionale, forcave të dislokueshme dhe të qëndrueshme. Pjesëmarrja vetë mundëson zhvillimin praktik, përmirësimin dhe mirëmbajtjen e aftësive të disponueshme për të arritur nivelin e 50% të forcave të dislokueshme, në përputhje me përcaktimet strategjike.
Përmes pjesëmarrjes së ARM-së në operacionet paqeruajtëse dhe humanitare, bëhet i mundur verifikimi i planeve për trajnim dhe trajnueshmëri të njësive, si dhe kontrolli i nivelit të kompetencës dhe trajnimit të çdo individi për pjesëmarrje në operacione me rrezik të lartë.
Mësimet e nxjerra paraqesin një përvojë të mrekullueshme në planikim dhe planet e trajnimit të njësive të ARM-së.

* * *

Përveç kontributit të saj në kapacitetet në operacionet ndërkombëtare, Republika e Maqedonisë, në përputhje me angazhimet e saj strategjike për anëtarësim të plotë në BE dhe angazhimin për thellimin dhe rritjen e bashkëpunimit me vendet e rajonit, ka paraqitur kontribut me kapacitetet e veta në njësitë ndërkombëtare:
Nga viti 1998, Republika e Maqedonisë ka deklaruar kapacitete në forca të personelit të mekanizuar të këmbësorisë, inxhinierëve dhe personelit brenda brigadës së vendeve të Evropës Juglindore – SEEBRIG. Brigada u formua si rezultat i Traktatit të Ministrave të Mbrojtjes të Evropës Juglindore në krijimin e forcave paqeruajtëse shumëkombëshe, të nënshkruar në vitin 1998 në Shkup, Maqedoni. Brigada ka për qëllim të kontribuojë në operacionet ndërkombëtare dhe humanitare të udhëhequra nga NATO, BE, OSBE dhe koalicionet e tjera. Në vitin 2006, personel nga shtabi i SEEBRIG mori pjesë në operacionin ISAF në Afganistan.
Në vitin 2012 dhe 2014 kemi qenë pjesë e grupeve luftarake të Bashkimit Evropian dhe EUBG, ku kemi marrë pjesë me një kompani të këmbësorisë, personel shtabi dhe element kombëtar për mbështetje. Njësitë u vlerësuan me sukses dhe ishin në grupin e forcave të gatshme për reagim të BE në gjysmën e dytë të 2012 (2012-2) dhe 2014 (2014-2).

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail