„SABER GUARDIAN 2017“

Filloi stërvitja ndërkombëtare „Saber Guardian 17“ në të cilën ARM merr pjesë me 71 pjesëtarë

Me një ceremoni solemne sot (11 korrik) u hap stërvitja ndërkombëtare „Saber Guardian 17“, ku merr pjesë edhe Armata e Republikës së Maqedonisë me 71 pjesëtarë, nga përbërjet e Policisë Ushtarake, batalionit Inxhinierik, Batalionit për Qëllime speciale dhe pjesëtarë të Task Forcave Mjekësore ballkanike.

Pjesëtarët e ARM do të kryejnë detyra ushtarake bashkë me përbërjet e Batalionit Ushtarako policor 709, Skuadronit të 2-të Inxhinierik dhe Brigada e 30-të Mjekësore e Forcave të Armatosura të SHBA-së, si dhe me Grupin Luftarak për Operacione Speciale nën komandën e Hungarisë.

Stërvitja „Saber Guardian 2017“ është deri tani stërvitja ushtarake multinacionale më e madhe në rajonin e Detit të Zi, e organizuar dhe udhëhequr nga armata e SHBA në Evropë e cila realizohet në territoret e Hungarissë, Rumanisë dhe Bullgarisë dhe në të cilën marrin pjesë mbi 25.000 pjesëtarë të forcave të armatosura të 22 vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere.

Në vazhdim mund të shihni dia fotografi nga hapja e stërvitjes dhe një pjesë të aktiviteteve të Policisë Ushtarake të ARM-së gjatë udhëtimit të tyre deri në destinacionin final, vendosjen e kampit bazë në afërsi të Valçea-s, Rumani dhe detyrat e para në patrulla dhe pika kontrolli sipas skenarit të caktuar.

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

INFORMACION I SHKURTËR LIDHUR ME AKTIVITETET STËRVITORE TË ARM-SË GJATË MUAJVE KORRIK/GUSHT

„SABER GUARDIAN 2017“

Pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë gjatë këtij dhe muajit të ardhshëm do të jenë pjesë e dy stërvitjeve të mëdha me vendet-anëtare të Aleancës së NATO-s, nga të cilat njëra është „Saber Guardian 2017” që mbahet në Rumani, Hungari dhe Bullgari, ndërsa tjetra, „Dragoon Guardian” që do të mbahet në poligonin ushtarak „Krivollak“ në Republikën e Maqedonisë.

Stërvitja „Saber Guardian 2017“ në tri vendet mbahet nga 23 qershori deri më 26 korrik, ndërsa përfshin mbi 25.000 pjesëtarë të forcave të armatosura të mbi 20 vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere, dhe paraqet stërvitjen më të madhe në rajonin e Detit të Zi këtë virt. Stërvitja është organizuar dhe udhëhiqet nga Ushtrisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë.

Republika e Maqedonisë merr pjesë në stërvitje me 71 pjesëtarë të vendosur në Rumani dhe Hungari. Pjesë e kësaj stërvitje do të jenë anëtarë të Batalionit Inxhinierik, Policisë Ushtarake, Batalionit për Operacione Speciale dhe Task Forcës Mjekësore Ballkanike. Përveç pajisjeve bazë, në stërvitje do të shpërndahen edhe 8 automjete “Hamvi” dhe “Land Rover”. Pjesë e kësaj stërvitje do të jenë 9 anëtarë të Task Forcës Mjekësore Ballkanike, organizatë kjo selia e së cilës është pjesë e Maqedonisë dhe e të cilit është e vendosur në Shkup.

Qëllimi i stërvitjes është që të demonstrojë gatishmërinë e pjesëtarëve të vendeve – pjesëmarrësve përgjigje ndaj një skenari më të gjerë që përfshin stërvitje të ndihmuara nga kompjuteri, ushtrime dhe trajnime në terren me gjuajtje luftarake.

Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë e konsiderojnë këtë stërvitje si një mënyrë për të përmirësuar procedurat e zakonshme dhe teknikat e punës me ushtritë e tjera të NATO-s. Një nga shtyllat kryesore të ushtrisë moderne si Armata e Republikës së Maqedonisë janë edhe stërvitjet e vazhdueshme, si një mënyrë për ruajtjen, përmirësimin dhe rritjen e njohurive dhe përvojave të pjesëtarëve të Armatës. Përmes pjesëmarrjes në stërvitjet e përbashkëta pjesëtarë e Armatës shqyrtojnë dhe praktikojnë procedurat e punës së Ushtrive të NATO-s, gjë që kontribuon në ndërveprim më të madh në pjesëmarrjen e përbashkët në misionet dhe operacionet e ardhshme paqeruajtëse.

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në përcjelljen e pjesëtarëve të ARM-së në këtë stërvitje e cila është planifikuar për 6 korrik (e enjte) – 10.00, në kazermën “Ilinden” në Shkup, në të cilën ju ftojmë të merrni pjesë.

Në mes të korrikut ministrja Radmila Shekerinska dhe një delegacioni i MM-së dhe ARM-së do të marrë pjesë në Rumani në Ditën e Personaliteteve, ndërsa për mediat do të sigurohen video material dhe informacion për vizitën.

„DRAGOON GUARDIAN“

Menjëherë pas përfundimit të stërvitjes “Saber Guardian”, pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të SHBA-së do të realizojnë stërvitjen “Dragoon Guardian” e cila do të mbahet në poligonin ushtarak më të madh në Maqedoni, “Krivollak.”

Në stërvitje do të marrin pjesë 95 pjesëtarë të ARM-së nga Batalioni Inxhinierik të Brigadës së Parë të Mekanizuar Këmbësorike dhe 300 anëtarë të forcave të armatosura të SHBA-së (nga njësia 2.Cavalry Regiment), e cila do të hyjë në Maqedoni më 28 korrik (nga Bullgaria) me mbi 100 automjete.

Realizimi i kësaj stërvitje të përbashkët jashtëzakonisht të madhe forcon bashkëpunimin bilateral midis Maqedonisë dhe partnerit tonë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmirësohet ndërveprimi me SHBA-në, e me këtë edhe me NATO-n, shkëmbehen përvoja dhe njohuri në fushën e njësive të inxhinierisë dhe njësive që kryerjen e operacioneve, ndërsa ndikohet edhe në zhvillimin e besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Në mënyrë që të plotësojnë interesin e mediave, Ministria dhe ARM, së bashku me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës planifikojnë disa aktivitete të cilat përfshijnë: mbulim mediatik gjatë hyrjes së kolonave të automjeteve të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara në pikën kufitare “Deve Bair” dhe mundësi për foto/video; disa ngjarje rreth qytetit në Maqedoni, duke përfshirë Shkupin ku mund të shihen pajisjet e forcave të armatosura të SHBA-së dhe Ditën e Hapur të Stërvitjes, aktivitetet për të cilin do të njoftoheni më tej.

Për më shumë informata klikoni në vegzën në vijim: http://www.arm.mil.mk/baza/vezbi/saber_guardian_17.html 

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail