Dragoon Guardian 17

Stërvitja e Përbashkët e ARM dhe USAEUR„Dragoon Guardian 17“

Dragoon Guardian
Informata të përgjithshme mbi stërvitjen:

Ushtrimi i ardhshëm i përbashkët i ARM-së dhe Ushtrisë Amerikane në Evropë “Dragoon Guardian 17” është rezultat i bashkëpunimit ushtarak të ndërsjellë në mes ARM-së dhe Ushtrisë Amerikane në Evropë, rënë dakord më parë në takimet e ndërsjella të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-lejtnant Metodi Veliçkovski dhe komandantit të Ushtrisë së SHBA-së në Evropë, Frederick Ben Hodges. Pas kontakteve të ndërsjella në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonsië dhe Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni është rënë dakord realizimi i stërvitjes. Seanca e Qeverisë e mbajtur më 22.06.2017 ka miratuar këtë vendim për mbajtjen e stërvitjes. Stërvitja “Dragoon Guardian 17” do të realizohet në periudhën nga 26.07.2017- 08.08. 2017 në “Krivollak”.

Pjesëmarrës në stërvitje:

Në „Dragoon Guardian 17“  do të marrin pjesë rreth 90 pjesëtarë të ARM-së nga Batalioni Inxhinierik nga përbërja e Brigadës së parë këmb ësorike të mekanizuar dhe rreth treqind pjesëtarë të „2 Cavalry Regiment“ (2CR)  të Armatës së SHBA-së në Evropë  – Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë (USAREUR). Në stërvitje do të marrin pjesë edhe pjesëtarë nga njësitë tjera të ARM-së për të dhënë mbështetje logjistike dhe sigurim ushtarako-policor.

Qëllimi i stërvitjes:

Stërvitja ka për qëllim përmirësimin e ndërveprimit të ARM-së me standardet e NATO-s, forcimin e partneritetit ekzistues me SHBA, si dhe demonstrimin e aftësive të forcave të armatosura të dy armatave për ndihmën dhe mbështetjen e shoqërisë civile.

Një pjesë e ushtrimeve që do të realizohen gjatë stërvitjes janë: kryerje e përshpejtuar E dekontaminimit, njohje reciproke me armë personale të të dy ushtritë dhe realizim i qitjes, përgatitje inxhinierike të pistës për ulje për fluturake pa pilot, pastrimin e rutave nga pajisje eksploduese të improvizuara, etj.

Data të rëndësishme:

  • 28.07.2017 – Hyrja e pjesëtarëve të njësitit amerikan në territorin e Republikës së Maqedonisë me rreth 100 automjete dhe pajisje inxhinierike (transporti dhe tranziti do të realizohet me 5 konvoje me nga 20 automjete inxhinierike me pasjisje dhe personel);
  • 28.07-04.08.2017 – Realizimi i ushtrimit të përbashkët në PU “Krivollak”;
  • 31.07.2017 – Dita e Hapur, dita për mysafirë të shquar dhe për mediat;
  • 05-06.08.2017 – Ngarkimi i pajisjeve në tren;
  • 10.08.2017 – Largimi i personelit të 2 Cavalry regiment.

 

Bashkëpunimi Civilo Ushtarak:

Gjatë stërvitjes në disa vetëqeverisje vendore të cilat do të njoftohen plotësisht, pjesëtarët e armatës së SHBA-së dhe ARM-së do të organizojnë të a.q. ngarje në komunitet, dmth. Prezantimin e një pjese të automjeteve dhe pajisjeve para banorëve vendor. Ngjarja e parë e këtij lloji do të realizohet në ditën e hyrjes më 26.07.2017  në Kumanovë me qëllim të arritjes së kontaktit fillestar me banorët dhe njohjen e tyre me njësinë dhe aktivitetet e ardhshme.

Mbulimi mediatik:

Paraprakisht, para përfaqësuesve të mediave do të organizohet Konfëerencë për Shtyp ku do të informohet mbi të gjitha detajet e stërvitjes, si dhe pjesëmarrja e pjesëtarëve të ARM-sëm dhe 2CR në mediat kombëtare.

Gjatë stërvtijes do të ketë një ditë të hapur për mediat dhe të gjitha ngjarjet do të komunikohen përmes komunikatave për shtyp në këtë faqe interneti, në facebook faqen e ARM-së dhe të gjitha mediat shtetërore në Republikën e Maqedonisë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail