Takim i Ministrave të Mbrojtjes nga Karta e Adriatikut – SHBA

Baner_Ohrid-

[/tab]

TAKIM I MINISTRAVE TË MBROJTJES NGA KARTA E ADRIATIKUT- SHBA
„INTEGRIMI ËSHTË QËLLIMI, BASHKËPUNIMI ËSHTË RRUGA”
1 DHJETOR 2017 • OHËR, REPUBLIKA E MAQEDONISË

••• INFORMATA TË DOBISHME PËR MEDIAT •••

INFORMATA BAZIKE

Republika e Maqedonisë do të jetë nikoqire e Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut – SHBA që do të mbahet më 01.12.2017 në Ohër.

Në takim do të marrë pjesë Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, ministrat e mbrojtjes ose përfaqësues zyrtarë të SHBA-së, vendeve anëtare, Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, si dhe ministrat e Mbrojtjes Bullgarisë, ministrat e Mbrojtjes ose përfaqësues zyrtarë të shteteve vëzhguese, Kosova*, Serbia dhe Sllovenia.

Gjatë takimit do të diskutohet për projektet rajonale, mundësisë për avancimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje nëpërmjet formave të bashkëpunimit, për kontributin e përbashkët në operacionin „Resolute Support” në Afganistan dhe për gjendjen aktuale të sigurisë me të cilën përballet rajoni. Pjesëmarrësit do të diskutojnë edhe lidhur me mundësitë për avancimin dhe forcimin e perspektivës gjinore në ministritë e mbrojtjes dhe forcat e armatosura.

SHQYRTIM I SHKURTËR DHE SIGURIA GJATË TAKIMIT

Takimi do të mbahet në hotel „Metropol”– Ohër, Republika e Maqedonisë.

Për hyrje dhe prani në ngjarje, të gjitha mediat duhet të posedojnë akreditim të lëshuar para fillimit të ngjarjes, pavarësisht legjitimitetit të tyre formal.

Miratimi i akreditimit për mediat do të mundësojë qasje në hapësirat e caktuara për mediat, si dhe prani në aktivitetet e caktuara të ngarjes, por nuk garanton qasje në ngjarje tjera të caktuara.

AKREDITIMET DHE QASJA

Të gjithë përfaqësuesit e mediave që do të shprehin dëshirën të raportojnë për ngjarjen nga vendi duhet të aplikojnë për akreditim jo më vonë se ditën e mërkurë, 29 nëntor 2017, deri në orën 14:00.
Formulari i akreditimit mund të shkarkohet këtu.
Akreditimet duhet t’i dërgoni në adresën e mëposhtme: A5DefMinOhrid@morm.gov.mk.

AGJENDA DHE MUNDËSITË PËR MBULIM MEDIATIK

Përfaqësuesit e mediave do të mund të ndjekin aktivitetet në vijim:

1. Hapja formale e Konferencës
- Fjalimi i Ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska;
- Fjalimi i Kryeministrit Zoran Zaev;
- Fjalimi u.d. zëvendës-ndihmëse e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper;
- Fjalimi i shefit të Zyrës për Lidhje të NATO-s, kapetan (N) Gorazd Bartol.
2. Xhirime të shkurtra nga takimi i punës
3. Inçizim i nënshkrimit të Deklaratës së Përbashkët
4. Deklaratë shtypi pas nënshkrimit të Deklaratës së Përbashkët

ME RËNDËSI!

Kërkesat për deklarata shtesë dhe intervista me shefat e delegacioneve duhet të dorëzohen në email adresën në vijim jo më vonë se 29.11.2017, ora 14.00: A5DefMinOhrid@morm.gov.mk

PRES QENDRA

Për nevojat e mediave, më 1 dhjetor, në H. “Metropol” në funksion do të jetë një qendër për shtyp me kompjuterë dhe lidhje interneti (LAN dhe wi-fi) ku përfaqësuesit e mediave do të jenë në gjendje të raportojnë në kohë. Për përfaqësuesit e mediave gjithashtu është caktuar një qoshe shtypi për deklarata shtesë ose “stand-up” deklarata.
Raportet e drejtëpërdrejta janë të mundshme, por me njoftim paraprak dhe në përputhje me agjendën e Konferencës. Për të gjitha nevojat e këtij lloji ju lutemi dërgoni kërkesën tuaj në kohën më të shkurtër të mundshme, por jo më vonë se 29 Nëntor 2017, deri në orën 14:00 në A5DefMinOhrid@morm.gov.mk.

AKOMODIMI DHE TRANSPORTI

Për përfaqësuesit e mediave brenda dhe jashtë Republikës së Maqedonisë, do të organizohen dy opsione të transportit:

1. Transport nga Ministria e Mbrojtjes në Shkup në H. “Metropol” – Ohër dhe mbrapa në ditën e Konferencës (01.12.2017). Nisja nga MM është në orën 06.00.
2. Ministria gjithashtu siguron fjetje në H. “Metropol” në natën e 30 nëntorit 2017, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e mediave.

Përsa i përket akomodimit dhe transportit, ju lutemi dërgoni kërkesat tuaja jo më vonë se data 29.11.2017, ora 14.00 në adresën elektronike: A5DefMinOhrid@morm.gov.mk.

Për mediat nga Ohri dhe ata që do të udhëtojnë në hotel “Metropol” me automjetin personal, ju lutemi të arrini në vendin e mbajtjes jo më vonë se ora 08:30, me qëllim që të respektojmë procedurat për hyrje.

KONTAKT

Për të gjitha pyetjet dhe kërkesat shtesë ju lutemi kontaktoni telefonat e kontaktit dhe adresat e e-mailit në vijim:

Lidija Jançovska – Hristova
070/327-822
lidija.jancovska@morm.gov.mk

Ivan Petrushevski
071/403-047
ivan.petrusevski@morm.gov.mk

A5DefMinOhrid@morm.gov.mk

INFORMACION SHTESË
KONCEPTI I TAKIMIT TË MINISTRAVE

“Integrimi është qëllimi, bashkëpunimi është rruga”

Karta e Adriatikut-SHBA është një forum që inkurajon përpjekjet e përbashkëta dhe të koordinuara për përshpejtimin e përmbushjes së kritereve dhe standardeve të NATO-s dhe zhvillimin e aktiviteteve që kanë për qëllim rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndërtimin e paqes, demokracisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

Konferenca Ministrore reflekton bashkëpunimin e qëndrueshëm në nivel të lartë në fushën e mbrojtjes midis vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut-SHBA dhe vendeve vëzhguese. Qëllimi kryesor i Konferencës është të nxisë dialogun dhe shkëmbimin e pikëpamjeve mbi nxitjen e bashkëpunimit rajonal, rritjen e kapaciteteve kombëtare dhe rajonale dhe kontributin e përbashkët në operacionet ndërkombëtare.

Gjatë konferencës, pjesëmarrësit pritet të angazhohen në një diskutim të hapur mbi projektet rajonale dhe format e tjera të bashkëpunimit rajonal të mbrojtjes, të diskutojnë më hollësisht kontributin e përbashkët në misionin “Resolute Support”në Afganistan, si dhe të shkëmbejnë mendime mbi situatën e sigurisë aktuale dhe sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni.

Mundësitë për promovimin dhe rritjen e perspektivës gjinore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, si dhe perspektiva gjinore në operacionet paqësore do të diskutohen si pjesë e Konferencës.

Potenciali për një qasje më gjithëpërfshirëse të sektorit të sigurisë në perspektivën gjinore do të mundësojë një udhëheqje më të mirë, shkëmbim të përvojave dhe mësimeve të nxjerra, krijimin e aftësive dhe kapaciteteve të përbashkëta, efikasitetin operacional dhe efikasitetin në operacionet paqësore dhe trajtimin e sfidave bashkëkohore të sigurisë.

Kjo ngjarje përfaqëson një mundësi të shkëlqyeshme për riafirmimin dhe mbështetjen konkrete të të gjitha vendeve nga synimet dhe angazhimet e Republikës së Maqedonisë për të arritur anëtarësimin e plotë në NATO. Republika e Maqedonisë dhe e ardhmja e saj Euro-Atlantike janë thelbësore për stabilitetin e përgjithshëm rajonal.

HISTORIKU I KARTËS ADRIATIK-SHBA

Me iniciativën e Republikës së Maqedonisë, në kuadër të Samitit të NATO-s / EAPC në Pragë (23 nëntor 2002) u mbajtën takime me Presidentët dhe Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kroacisë, ku u promovua dhe u përkrah iniciativa, joformalisht e quajtur Iniciativa Ohër – Adriatik.

Kjo iniciativë ka për qëllim aktivitetet e përbashkëta dhe të koordinuara për përmbushjen më të shpejtë të kritereve dhe standardeve për anëtarësim në NATO, ndërmarrjen e aktiviteteve të përbashkëta për promovimin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe zhvillimin e aktiviteteve që synojnë ndërtimin e paqes, demokracisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes në kontekstin A-3 filloi pas nënshkrimit të Kartës së Partneritetit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, në Tiranë, më 2 maj 2003, nga Ministrat e Jashtëm të të tri vendeve.

Në kuadër të kryesimit maqedonas me Kartën e Adriatikut, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 63-të të Kombeve të Bashkuara, të mbajtur më 25 shtator, u mor një vendim në Nju Jork për të dërguar një ftesë për anëtarësim në Grupin e Adriatikut për Malin e Zi dhe Bosnjë dhe Herzegovinën si një mjet nxitjeje për lëvizjen e tyre të përshpejtuar përgjatë rrugës së integrimit euroatlantik. Anëtarësimi i plotë i MZ dhe BeH u formalizua në margjinat e Konferencës Ministrore të OSBE-së të mbajtur më 4-5 dhjetor 2008 në Helsinki.

Në janar 2009 për herë të parë u dakordua Plani i Zbatimit të Partneritetit për Kartën e Adriatikut-SHBA (A-5), i cili përfshinte shtetet e reja anëtare të grupit: Malin e Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinën.

Karta e Adriatikut bazohet në vizionin e përbashkët për stabilitet në Evropën Juglindore dhe anëtarësimin e plotë në integrimet euro-atlantike. Në fakt, ideja themelore e Kartës është të intensifikojë bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, nën patronazhin e SHBA-së dhe anëtarësimin e plotë në NATO. Nënshkruesit e Kartës riafirmuan vendosmërinë e tyre për të punuar së bashku përmes forcimit të reformave demokratike, respektimit të të drejtave të njeriut, reformave ekonomike, si dhe vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, me qëllimin kryesor – integrimin e plotë Euro/Atlantik. Këto përfaqësojnë parimet themelore të partneritetit. Duke marrë parasysh qëllimin kryesor të kësaj iniciative, Shqipëria dhe Kroacia në vitin 2008 dhe Mali i Zi në vitin 2017 u bënë anëtarë të barabarta të NATO-s.

Në kuadër të Kartës së Adriatikut-SHBA janë zbatuar dhe vbazhdojnë të zbatohen projektet e mëposhtme që nga fillimi i tyre:
1. Vendosja e Ekipit të Mjekësisë të Kombinuar në Misionin ISAF në Afganistan në gusht 2005 – korrik 2009 (projekt i përbashkët që përfundoi me sukses, duke përfshirë edhe rotacionin e 8-të),
2. Hapja e Qendrës Rajonale të Trajnimit për Komunikime në Shkup në nëntor 2005, e cila nga 25 qershori 2013 zyrtarisht u bë qendra e 25-të në kuadër të Rrjetit të Qendrave Partneritare të NATO-s për Trajnim dhe Edukim.
3. Më 1 shtator 2011 me iniciativë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kroacisë, anëtarët e forcave të armatosura të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut-SHBA (A-5) si staf mentorësh në Shkollën e Policisë Ushtarake të Afganistanit (ANA) në Kabul (në fund të marsit 2013). Ministria e Mbrojtjes, gjegjësisht ARM-ja ka kontribuar në kuadër të Shkollës së Policisë Ushtarake me gjithsej 12 oficerë nënoficerë.
4. Pjesëmarrje e përbashkët në misionin “Resolute Support” të vendosur në Afganistan. Në mars 2015 Republika e Maqedonisë dërgoi një oficer në kuadër të kontingjentit A5, në Qendrën Operative në Mazar-e Sharif.
5. Realizimi i Iniciativës Shumëkombëshe të NATO-s për Qasje Rajonale të Ballkanit ndaj Mbrojtjes Ajrore (BRAAD – Balkan Regional Approach to Air Defence),
6. Krijimi i një grupi ekspertësh nga fusha të caktuara, me çka secili vend do të jetë në gjendje për të koordinuar dhe kërkuar ekspertizë në një parim rajonal.

Republika e Maqedonisë në vitin 2017 kryeson me Iniciativën. Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë do të organizojë Konferencën e Ministrave të Mbrojtjes që do të mbahet më 1 dhjetor në Ohër. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë organizoi Konferencën e 21 të Shefave të Shtabit të Shteteve Anëtare të A-5, e cila u mbajt nga 08-10 Nëntor 2017 në Shkup. Në kuadër të iniciativës së Poligonit Ushtarak “Krivolak” të Armatës nga 22 deri më 25 shtator 2017, u mbajt stërvitja “Reagimi i Përbashkët”.

MINISTRIA E MBROJTJES SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Sektori për Komunikim, Analitikë dhe Mbështetje Operative
Departamenti për Media dhe Multimedia
20 nëntor, 2017

[1] * Ky përcaktim nuk paragjykon qëndrimin ndaj statusit dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës

Ucesnici_A5-alb

Microsoft Word - AGENDA za web - alb.docx

*Ky përcaktim nuk paragjykon qëndrimin ndaj statusit dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës

Ketu mund të merrni formularin per akreditim, të njëjtin ta plotësoni dhe ta dorëzoni në email-in: A5DefMinOhrid@morm.gov.mk  jo më vonë se ditën e mërkurë, 29 nëntor 2017, ora 14:00 .

Formulari.pdf

Filloi Takimi Ministror i Kartës së Adriatikut SHBA në Ohër

Me fjalime përshëndetëse nga Ministri i Mbrojtjes, Radmilla Sekerinska, Kryeministri, Zoran Zaev, u.d. Zëvendës Ndihmës-sekretar i Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper dhe kreu i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Shkup, Kapiteni Gorazd Bartol, zyrtarisht filloi Takimin Ministror i Karts së Adriatikut SHBA me moton “Integrimi është qëllimi, bashkëpunimi është rruga”

Katërmbëdhjetë vjet më parë, me ndihmën e miqve tanë amerikanë, së bashku filluam udhëtimin që nënkuptonte integrimin në NATO dhe ky proces është ende në vazhdim, tha ministrja e mbrojtjes para kryesuesve të delegacioneve të Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi, Bosnje dhe Herzegovinës, Bullgarisë, Sllovenisë, Serbisë, Kosovës dhe NATO-s.

„Pavarësisht nga të gjitha sfidat, mund të themi se Iniciativa është e suksesshme, por nuk ka përfunduar. Miqtë tanë, Shqipëria dhe Kroacia në 2008 morën ftesën zyrtare për anëtarësim në NATO dhe janë anëtarë të plotë të Aleancës, “tha ministrja. Ajo shtoi se në të njëjtin vit BeH dhe Mali i Zi iu bashkuan Kartës së Adriatikut-SHBA, dhe Mali i Zi para do kohe u bë pjesë e NATO-s.

Ministrja iu referua objektivit strategjik të vendit – NATO-s, i cili tha se është prioritet kyç, dhe garanci për sigurisë, stabilitetin dhe zhvillimin rajonal. “Për të arritur këtë qëllim, ne duhet të punojmë së bashku dhe me përkushtim. Dua të theksoj se ne nuk konsiderojmë se këtë anëtarësim duhet ta marrim si një dhuratë, as nuk është një e drejtë e fituar, por duhet të jetë rezultat i përkushtimit, përmbushjes së kritereve dhe me sigurimit të stabilitetit të brendshëm dhe politik “, tha Shekerinska dhe shtoi se Maqedonia do të tregojnë rezultate dhe do të provojë se meriton të bëhet shteti i tridhjetë anëtar i NATO-s.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se Karta e Adriatikut ishte shkaku i arritjes së standardeve dhe kritereve për anëtarësim në Aleancë. Ai shtoi se pas aktit të mosmarrjes së ftesës për anëtarësim, Maqedonia u përfshij në një process regresiv politik që kulmoi në krizën më të vështirë politike në vend, por që me ndihmën e forcave demokratike dhe qytetarëve mendje- hapur, Maqedonia u ngrit mbi krizën dhe vazhdoi të besojë se integrimi euroatlantik dhe bashkëpunimi rajonal janë të nevojshme për stabilitetin afatgjatë të rajonit dhe tërë kontinentit.

„Sot Republika e Maqedonisë ecën në mënyrë të qëndrueshme dhe energjike. Jemi të vendosur fort për reformat e brendshme që promovojnë dhe forcojnë demokracinë tonë në mënyrë që të jenë në përputhje me kriteret politike për anëtarësimin në NATO. Kemi rritur buxhetin e mbrojtjes dhe kemi një vullnet politik vendimtar për ta rritur atë me 0.2% të PBV-së çdo vit. Gjithashtu kemi vendosur të rrisim pjesëmarrjen tonë në misionet paqeruajtëse “, tha kryeministri.

Laura Cooper, si u.d. Zëvendës Ndihmëse e Sekretarit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara theksoi se A5 është një mundësi unike për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet aleatëve dhe partnerëve në rajon dhe se luan një rol udhëheqës në afrimin e Ballkanit Perëndimor me Evropën dhe NATO-n. Ajo kujtoi vizitën e Zëvendës-presidentit të SHBA-së, Pence në Samitin në Malin e Zi, që tregon se Karta e Adriatikut-SHBA përmbush qëllimin e saj, duke i afruar vendet e Ballkanit Perëndimor me Aleancën e NATO-s.

„Tani Mali i Zi dhe aleatë të tjerë rajonal, Shqipëria, Kroacia dhe Sllovenia mund të ndajnë përvojën me vendet e tjera të A5 që aspironin anëtarësimin në NATO, duke përfshirë Maqedoninë nikoqirin tonë, si dhe Bosnje dhe Herzegovinën në rrugën e integrimit euroatlantik. Shpresoj që do të përdorim diskutimin e sotëm për të zhvilluar tashmë marrëdhëniet tona të forta bilaterale dhe rajonale. Së bashku me të gjithë aleatët dhe pjesëmarrësit në takimin e sotëm ministror, qëllimi ynë është të forcojmë sigurinë në Ballkanin Perëndimor, të promovojmë integrimin në NATO dhe të kontribuojmë në sigurinë kolektive të Evropës,” tha Cooper.

Kreu i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Shkup, kapiteni i marinës Gorazd Bartol, u ndal në vlerën e Kartës së Adriatikut-SHBA e cila, siç tha ai, mbështetet në parimet më të rëndësishme të Aleancës – solidaritetin dhe mbrojtjen kolektive, ndërsa foli edhe për angazhimin e Maqedonisë ndaj qëllimit të saj strategjik – anëtarësimit në NATO.
„ Me agjendën ambicioze të reformave të Qeverisë dhe me bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm me ministren Shekerinska, siç e quajmë “Ministri ynë për NATO”, ne besojmë se ju jeni më afër prioritetit strategjik të vendit tuaj për t’u bërë shteti i tridhjetë anëtar i Aleancës “, tha Bartol.

Takimi ministror vazhdon me seancën plenare të krerëve të delegacioneve të Kartës së Adriatikut- SHBA, dhe vendeve mike vëzhguese, pas së cilës do të nënshkruhet Deklarata e Përbashkët.

*     *     *     *     *     *     *     *

Porosi nga Deklarata e Përbashkët e firmosur nga vendet e Grupit A5: Mbështetje e qartë për integrimin e plotë në NATO si parakusht për stabilitet dhe siguri

Krerët e delegacioneve të Kartës së Adriatikut- SHBA, të kryesuar nga kryesuesi dhe presidenti i takimit, ministrja Shekerinska sot firmosën Deklaratën e Përbashkët.

„Në takimin e sotëm plenar, të gjitha vendet konfirmuam vendosmërinë tonë për të ecur në rrugën drejt integrimit të plotë të këtij rajoni brenda komunitetit euroatlantik. Vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të ruajmë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e këtij rajoni “, tha ministrja Shekerinska pas firmosjes.

Shekerinska theksoi se Republika e Maqedonisë është e vendosur të bëhet vendi anëtar i 30-të i NATO-s dhe vendet e Kartës së Adriatikut-SHBA e mbështesin këtë plotësisht.

„Njëri nga konkluzionet nga takimi është mbështetja e qartë për Republikën e Maqedonisë në arritjen e anëtarësimit të plotë në NATO. Poashtu, përshëndetëm edhe kontyributin e Bosnjë dhe Hercegovinës në operacionet e NATO-s dhe përkushtimin e saj ndaj dialogut rajonal, bashëkëpunimit dhe sigurisë, tha Shekerinska.

Ministrja tha se vendet-anëtare të A5 në deklaratën e Përbashkët konfirmuan rolin e rëndësishëm të SHBA-së, Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë si vende anëtare të plota të NATO-s në mbështetjen e vendeve tjera aspirante.

Në kuptim të pjesëmarrjes në misione paqeruajtëse, ministrja theksoi se vendet e A5 do të vazhdojnë bashkërisht të kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin global. „Kemi vërejtur vendimet kombëtare për pjesëmarrje më të madhe në misionin „Mbështetje e Vendosur” dhe shprehëm gatishmërinë për të shqyrtuar mundësi tjera për pjesëmarrje të përbashkët në aktivitete tjera të NATO-s, në pajtim me nevojat e Aleancës dhe mundësitë tona”, shtoi ministrja.

Një pjesë e Deklaratës së Përbashkët i referohet qëndrimit pozitiv të vendeve të A5 rreth nismës së Maqedonisë lidhur me perspektivat gjinore në një kontekst më të gjerë të sigurisë dhe ambiciet e Maqedonisë për të pasur një rol udhëheqës në zbatimin e saj.

Si përfundim i takimit ministror të realizuar me sukses, ministrja Shekerinska tha se në të kaluarën rajoni ka qenë shumë herë sfidues për Evropën, por vendet nuk do të lejojnë historinë të përsëritet. “Kjo iniciativë e rëndësishme, kontaktet e ndërsjella dhe mirebesimi tregojnë se qasja jonë ndryshon. Veprat tona tregojnë se bashkëpunimi rajonal nuk është vetëm një frazë, por është një realitet. Ne shpresojmë dhe jemi të vendosur që të gjitha vendet tona të bëhemi pjesë e NATO-s dhe në këtë mënyrë të projektojmë stabilitet, siguri dhe prosperitet.

Kryesimin me Kartën e Adriatikut- SHBA nga viti i ardhshëm e merr Mali i Zi.

 

Kontakt për përfaqësuesit e mediave:

Lidija Janchovska – Hristova

+38970327822

lidija.jancovska@morm.gov.mk

Ivan Petrushevski

+38971403047

ivan.petrusevski@morm.gov.mk

A5DefMinOhrid@morm.gov.mk

Vend:

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail