THIRRJE PUBLIKE për ndarjen e fondeve për mbështetje financiare për projektet e shoqata të qytetarëve dhe fondacione

Ministria e Mbrojtjes për herë të parë shpall thirje publike për ndarje të mjeteve për mbështetje financiare të projekteve nga shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet. Fondet janë miratuar në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 dhe do të përdoren për mbështetje financiare të projekteve që synojnë afirmimin e proceseve dhe vlerave me rëndësi për shtetin dhe Ministrinë. Këto janë integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, popullarizimi i shërbimit në ARM, rritja e transparencës në mbrojtje, si dhe kontributet në krijimin e politikës së mbrojtjes dhe reformat e mbrojtjes, dhe rëndësia dhe roli i perspektivave gjinore në këtë fushë.

Të drejtë pjesëmarrjeje në thirrjen publike kanë shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet në Republikën e Maqedonisë që plotësojnë kushtet e përcaktuara në thirrjen publike. Shuma totale e fondeve të miratuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2018 është 3.000.000 denarë.

Shpërndarja e fondeve do të bëhet në përputhje me praktikën e mirë për sigurimin e fondeve të përcaktuara në Kodin e Praktikave të Mira për Mbështetjen Financiare të Shoqatave të Qytetarëve dhe Fondacioneve.

Zgjedhja e përfituesve do të bëhet në bazë të kritereve nga Kodi i Praktikave të Mira për Përkrahjen Financiare të Shoqatave dhe Parimeve të Qytetarëve, si dhe në bazë të kritereve specifike për vlerësimin e projekteve të propozuara.
Alokimi i këtyre fondeve në vitet e kaluara është bërë përmes takimeve dhe marrëveshjeve të drejtpërdrejta dhe thirrja publike e tanishme është e para e llojit që siguron transparencë në ndarjen e fondeve, si dhe shanse të barabarta për të gjithë shfytëzuesit e interesuar që plotësojnë kushtet e përcaktuara.

Kjo thirrje publike është një konfirmim tjetër i funksionimit transparent të Ministrisë së Mbrojtjes në fushat ku duhet të përfshihet publiku dhe ku duhet të merret parasysh interesi publik, siç është përdorimi i fondeve buxhetore për afirmimin e projekteve dhe vlerave me rëndësi për shtetin dhe për Ministrinë.

Ftojmë të gjitha shoqatat qytetare dhe fondacionet që plotësojnë kushtet e thirrjes publike, jo më vonë se 30 prill, të paraqesin projektet dhe idetë e tyre me të cilat do të përfshihen në proceset për ngritjen e standardeve në shoqërinë tonë.
Kërkesa dhe formulari i aplikimit janë publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes www.morm.gov.mk.

MËNYRA DHE AFATI PËR DORËZIMIN E KËRKESËS

Kërkesa për financimin e projekteve nga kjo thirrje publike duhet të dorëzohet me formularin e plotësuar Kërkesë në një kopje origjinale të vërtetuar dhe të nënshkruar nga personi përgjegjës. Një shfrytëzues mund të paraqesë vetëm një kërkesë për përdorimin e fondeve nga kjo thirrje publike.

Kërkesës i ngjitet formulari i plotësuar detajisht. Kërkesa dhe formulari i aplikimit janë të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes www.morm.gov.mk.

Kërkesa dhe formulari me dokumentacionin e plotë duhet të dorëzohen në njërën nga mënyrat e mëposhtme:
√  në formë elektronike në postën elektronike: javenpovik@morm.gov.mk;
√  në zarf të mbyllur me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, rr. “Orce Nikolov” nr. 116, 1000 Shkup;
√  duke e dorëzuar në arkivin e Ministrisë së Mbrojtjes çdo ditë pune nga ora 08.30 deri në orën 15.00. Në pjesën e përparme të zarfit në këndin e sipërm të majtë shkruani “MOS E HAP”, dhe nën atë “për thirrjen publike për dorëzim të kërkeses për financimi të projekteve”.

Kërkesat që nuk do të përmbajnë të dhënat e kërkuara për këtë thirrje publike do të konsiderohen të paplota dhe nuk do të merren parasysh.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës është jo më vonë se 30 prill 2018. Kërkesat që nuk do të dorëzohen brenda afatit nuk do të merren parasysh.
Për informata shtesë personi për kontakt është Filip Stojkovski, tel. për kontakt 070367330, e-mail: filip.stojkovski@morm.gov.mk.

Thirrje publike për ndarjen e fondeve për mbështetje financiare për projektet e shoqata të qytetarëve dhe fondacione

Kërkesë

Formulari për aplikim

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail