APLIKO! BËHU PJESË E ARMATËS SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

voen-muzej-header

Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë,

Armata e Republikës së Maqedonisë është një mundësi e shkëlqyeshme për secilin prej jush që plotëson kërkesat për të qenë pjesë e sistemit të sigurisë në Maqedoni, por edhe për të zhvilluar karrierën e tij dhe të ketë mundësi unike për të përmirësuar njohuritë, aftësitë dhe kapacitetet e tij përmes programeve dhe trajnimeve në Republika e Maqedonisë dhe vendet partnere.

Çfarë është ajo që ARM ofron për ju?
- zhvillimin profesional, duke fituar njohuri dhe shkathtësi të reja;
- mundësi për avancim në karrierë;
- mësimi i gjuhëve të huaja: kurse në gjuhën angleze, gjermane, italiane, greke, frenge në Republikën e Maqedonisë dhe vendet partnere;
- mundësi për punë në misionet ndërkombëtare të paqes të NATO-s, BE dhe OKB, si dhe pjesëmarrje në stërvitje në disa vende partnere si përfaqësues të Republikës së Maqedonisë;
- mundësi për të fituar përvoja të çmuara, për të vizituar vendet të huaja dhe për të zhvilluar njohje dhe miqësi të reja;
- përmirësim i vazhdueshëm i gatishmërisë tuaj fizike, zhvillim të sportit dhe shpirtit sportiv dhe pjesëmarrja në gara sportive ndërkombëtare ushtarake;
- sigurim të punësimit të përhershëm në institucionet shtetërore për ushtarët profesionistë pas përfundimit të kufirit maksimal për të shërbyer në ushtri si ushtar të përcaktuar me ligj.

Më poshtë mund të gjeni më shumë informacione rreth mundësive e të qenurit pjesë e Armatës përmes shërbimit ushtarak vullnetar, pranimit të ushtarëve profesionistë dhe Akademisë Ushtarake.

Plani dinamik për popullarizim të profesionit ushtarak në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë (faza e parë)

INFORMIM

për qytetarët e Republikës së Maqedonisë për mënyrën dhe procedurën e shërbimit vullnetar ushtarak në Armatën e Republikën e Maqedonisë

Ministria e Mbrojtjes, përmes këtij informimi ka për qëllim të informojë dhe njoftojë qytetarët e Republikës së Maqedonisë për mënyrën dhe procedurën e shërbimit vullnetar ushtarak në Armatën e Rrepublikës së Maqedonisë (në tekstin e mëtejmë:ARM), edhe atë si vijon:

Sipas nenit 62 nga Ligji për Mbrojtje („Gazeta zyrtare e RM” nr. 185 nga data 30.12.2011) të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët përmbushin kushtet për shërbim vullnetar ushtarak mund vullnetarisht të shërbejnë në ushtri pasi të mbushin 18 vjet, por jo pasi të tejkalojnë 26 vjet.

Për shërbim vullnetar ushtarak në ARM si e drejtë, dorëzohet kërkesë dhe këtë të drejtë e ka secili shtetas i Republikës së Maqedonisë i gjinisë mashkullore dhe femërore dhe për dorëzimin e kësaj kërkese nuk ka afat kohor të përcaktuar.

Kërkesa për shërbim vullnetar ushtarak në ARM dorëzohet personalisht nga qytetari drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes – Njësia për Mbrojtje në vendin e jetesës, gjegjësisht vendin e banimit të qytetarit, ku udhëhiqet në evidencën ushtarake.

Formulari i kërkesës për shërbim vullnetar ushtarak në ARM mund të merret nga faqqja e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes (në fund të këtij informimi), si dhe në zyrat e Njësive të Mbrojtjes në Republikën e Maqedonisë.

Pas pranimit të kërkesave për shërbim vullnetar ushtarak në ARM të dorëzuara nga qytetarët, Njësitë e Mbrojtjes në republikën e Maqedonisë bëjnë evidentimin, ndërsa më pas organizohet zbatimi i kontrolleve mjeëksore dhe ekzaminimeve psikologjike për vërtetimin e vlerësimit për aftësi për të shërbyer në ushtri në bazë të planit dhe listave miratuara dhe përshtatura në pjesën e termineve ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qendrës Mjekësore Ushtarake – Komisionit Ushtarako-mjekkësor të Ministrisë së Mbrojtjes.

Njësitë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë pas pranimit të planit dhe listave me terminet e caktuara për të kryer kontrollet mjekësore dhe ekzaminimet psikologjike bëjnë njoftimin, gjegjësisht thirin qytetarët të cilët tashmë kanë dorëzuar kërkesë për të njëjtat në lokacionin dhe terminin e caktuar.

Kontrollet mjekësore dhe ekzaminimet psikologjike  kryhen në Qendrën Ushtarako Mjekësore në Shkup dhe zakonisht zgjasin deri 2 (dy) ditë dhe nga Komisioni Ushtarako Mjekësor pas përfundimit të të njëjtave sjellet notë vlerësimi nga testimet dhe mendim për aftësinë për shërbim ushtarak dhe kjo notë mund të jetë: „përmbush kriteret për shërbim ushtarak” ose nuk përmbush kriteret për shërbim ushtarak”.

Pas përfundimit të kontrolleve mjekësore dhe ekzaminimeve psikologjike, qytetarët të cilët janë notuar nga Komisioni Ushtarako Mjekësor i Ministrisë së Mbrojtjes me notë „ përmbush kriteret për shërbim ushtarak” janë kandidat për shërbim vullnetar ushtarak dhe të njëjtët planifikohen të referohen për shërbim vullnetar ushtarak në ARM.

Referimi në shërbim vullnetar ushtarak në ARM bëhet në baza të nevojave të paraqitura në Armatë dhe në rast të tejkalimit të numrit të nevojshëm në një afat për referim, atëherë aplikohet parimi i renditjes së paraqitjes, gjegjësisht  në bazë të dorëzimit të kërkesës nga qytetarët për shërbim vullnetar ushtarak, ndërsa qytetarët e tjerë planifikohen të referohen në afatit e ardhshëm për referim.

Referimi i kandidatëve në shërbim vullnetar ushtarak në ARM bëhet në tri afate referimi (shkurt, qershor dhe tetor) për një vit kalendarik, në kohëzgjatje prej 3 (tre) muaj dhe shërbehet në kazermën „Alekso Demnievski-Bauman” në Veles.
Sipas nenit 7 nga rregullorja për kohën dhe mënyrën e referimit të qytetarëve në shërbim vullnetar ushtarak dhe për procedurën e ndërpritjes së shërbimit ushtarak, si dhe për shkarkimin e ushtarëve nga ARM („Gazeta zyrtare e RM “ nr.44/2007), kandidati mund të dorëzohet nga shërbimi i afatit ushtarak, nga dita e dorëzimit të kërkesës deri në ditën e pranimit të thirrjes për referim në shërbim vullnetar ushtarak.

Kandidati që i është dhënë ftesa për të shërbyer në shërbim vullnetar ushtarak mund të japë dorëheqjen nga shërbimi, jo më vonë se 10 ditë pas pranimit të ftesës.

Një kandidat mund të heqë dorë nga shërbimi ushtarak duke paraqitur një deklaratë personale për anulim.

Njoftohen qytetarët e Republikës së Maqedonisë se me informata të plota dhe në kohë,  si dhe përgjigjet në pyetjet rreth mënyrës dhe procedurës së shërbimit vullnetar ushtarak në Armatën e Republikës së Maqedonisë mund dhe duhet t’i marrin në Njësinë e Mbrojtjes në Republikën e Maqedonisë në vendin e banimit.

Me respekt,

MINISTRIA E MBROJTJES

Kërkesë për shërbim vullnetar ushtarak në ARM 

Kërkesë për marrjen e vërtetimit për detyrim ushtarak të rregullt

Kërkesë për vazhdimin e shërbimit vullnetar ushtarak në ARM

INFORMATA
për aplikim nga kandidatët në konkursin publik për pranim të ushtarëve professional për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë

Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë,

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë shpalli Konkurs Publik për pranimin e kandidatëve për ushtarë professional në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Kandidatët për ushtarë profesional në konkursin publik mund të aplikojnë përmes email adresës të Ministrisë së Mbrojtjes javenoglaspfv@morm.gov.mk duke plotësuar formularin e aplikimit për regjistrimin e kandidatëve për ushtarë profesionisal për shërbim në ARM. Aplikacioni mund të shkarkohet këtu.

Për informata shtesë në lidhje me konkursin publik kandidatët mund të informohen në numrin e telefonit 02 / 328-2535 në Ministrinë e Mbrojtjes.

Konkurs Publik për Pranimin e Ushtarëve Profesional

Aplikacioni

Pyetësori me deklaratë mbi përgjegjësinë morale, materiale dhe penale për saktësinë e të dhënave të formularit të dhënë
(Pyetësori i plotësuar dorëzohet në formë letre në Njësinë e Mbrojtjes në vendin e banimit);

Shërbimi Vullnetar Ushtarak
Ushtarë Profesionistë
61-Shtit_mak 1

61-Shtit_mak 1

61-Shtit_mak 1

61-Shtit_mak 1

61-Shtit_mak 1

61-Shtit_mak 1

61-Shtit_mak 1

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail