Ministër i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë

RADMILLA SHEKERINSKA

MO_ShekerinskaRadmilla Shekerinska është Ministre aktuale e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë. Ajo ka shërbyer katër mandate si Deputete në Kuvend (1998-2002; 2006-2008; 2008-2011 dhe 2011-2014). Ajo poashtu ka qenë edhe Kryetare e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, që nga themelimi deri në vitin 2014. . Në këtë cilësi, ajo ka qenë anëtare e disa komisioneve: Komisioni për punë të Jashtme, Komisioni i Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për Çështje Evropiane, Komisioni për Rininë dhe Mjedisin Komisioni për Arsim. Gjithashtu ka morrë pjesë në delegacionet e Kuvendit për Bashkëpunim me Parlamentin Evropian, Unionin Ndërparlamentar dhe delegacione të tjera dypalëshe.

Nga viti 2002 deri 2006 ka qenë Zëvendës Kryeministre e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e angazhuar për integrimin evropian dhe koordinatore për ndihmë nga jashtë. Në këtë cilësi, ka përgatitur kandidaturën e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ka udhëhequr procesin e përgatitjes së brendshme për të siguruar statusin e vendit kandidat. Gjatë kohës së mandatit të saj, Republika e Maqedonisë ka fituar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në vitin 2009 dhe 2012, Shekerinska është zgjedhur Kreu i misioneve të vëzhgimit të OSBE / ODIHR për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Kirgistan dhe Armeni.

Shekerinska ka fituar çmimin udhëheqës i ri global, dhuruar nga Forumi Ekonomik Botëror. Çmimi u dha për angazhimin dhe përkushtimin e saj në fushën e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

Shekerinska është anëtare e grupit “Munich Young Leaders” themeluar në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih (Munich Security Conference). Ka qenë anëtare e Forumit Strategjik Evropian, Bordit Këshillues të projektit “Schengen Ëhite List” dhe Këshillit “Institute for Cultural Diplomacy. “

Radmilla Shekerinska ka qenë presidente e LSDM-së nga viti 2006 deri në vitin 2008. Ajo është e vetmja grua që ka udhëhequr ndonjërën prej partive më të mëdha politike në vend.

Në vitin 2008 ajo u zgjodh si një nga nënkryetarët e Internacionales Socialiste (SI), pozicion që e ka mbajtur deri në vitin 2011. Është anëtare e Kryesisë së Partisë së Socialistëve Evropianë (PES), e cila bashkon partitë demokratike sociale, socialiste dhe të punës në Evropë.

Radmilla Shekerinska mban titullin Master për Çështje Ndërkombëtare nga Shkolla Fletcher për Drejtësi dhe Diplomaci pranë Universitetit “Tufts” në SHBA. Ajo ka diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup. Në karrierën e saj të hershme të punës, ajo ka punuar si asistent i Inxhinierisë Elektrike dhe në Akademinë Ushtarake në Shkup.

Flet gjuhën angleze dhe frënge.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail