Pjesëmarrja në misionin ISAF në Afganistan (2002-2014)

Republika e Maqedonisë pjesëmarrjen e saj ne operacionin e NATO-s ISAF (Forcat Ndërkombëtare për Asistencë në SiguriInternational Security Assistance Force) e ka filluar në gusht të vitit 2002, me dërgimin e dy oficerëve si pjesë e kontingjentit turk. Më 8 shtator, në ditën e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, flamuri shtetëror u valëvit për herë të parë në Kabul. Në mars të vitit 2003, Armata e Republikës së Maqedonisë rriti kontributin e saj në misionin ISAF duke dërguar një njësi nga përbërja e brigadës së dytë këmbësorike si pjesë e kontingjentit gjerman. Si rezultat i misionit të kryer me sukses dhe vlërsimeve të larta për pjesëmarrjen në ISAF nga gushti i vitit 2004 deri në fund të vitit 2006, ARM-ja morri pjesë në një tog të mekanizuar këmbësorik nga njësiti i leopardëve. Njëkohësisht në gusht të 2005 në ISAF është dërguar edhe personel mjekësor si pjesë e ekipit të përbashkët mjekësor në formatin A3 (Maqedoni, Shqipëri, Kroaci), i cili kreu me sukses detyrat në aeroportin e Kabulit, fillimisht në përbërje të spitalit grek për në terren, e më pas në përbërje të spitakit çek për terren.

Bazuar në vlerësimet e Aleancës në fushën e njësive të deklaruara të ARM-së që arritën standardet e kërkuara strikte në fushën e trajnimeve dhe procedurave operacionale, dhe në përputhje me Konceptin e Aftësive Operacionale (OCC), në Qershor të vitit 2006 ARM gjithashtu dërgoi një kompani të mekanizuar të këmbësorisë, pjesë e brigadës së parë të mekanizuar të këmbësorisë, pjesë e kontigjentit britanik në ISAF. Besimi i demonstruar nga Mbretëria e Bashkuar për nëntëdhjetë “skorpionë” të brigadës së parë të këmbësorisë ishte plotësisht i justifikuar.

Vlerësimet e larta nga strukturat më të larta komanduese për punën e njësisë si dhe mësimet e nxjerra janë vetëm një imperative për vazhdimin e misionit të suksesshëm.

Në rotacionin e dytë të kompanisë për sigurimin e komandës së ISAF, Republika e Maqedonisë rriti pjesëmarrjen nga nëntëdhjetë në njëqind e njëzet e shtatë pjesëmarrës, dhe që nga janari 2008, dërgoi tre oficerë shtabi në komandën e ISAF në Kabul.

Në mbështetje të përpjekjeve për vetë-qëndrueshmëri të Ushtrisë Kombëtare Afgane (ANA), duke filluar nga marsi i i vitit 2008 Maqedonia ka dërguar dy ushtarë (një oficer dhe një nënoficer) si pjesë e Ekipit Operacional të Përbashkët Shumëkombësh për Mentorim dhe Ndërlidhje (OMLT) në Mazar-e Sharif; ndërsa duke filluar nga dhjetori 2008, në bashkëpunim me Mbretërinë e Norvegjisë, stafi mjekësor i Maqedonisë është përfshirë përmes një ekipi kirurgjikal në strukturën organizative të njësisë kirurgjikale të ekipit norvegjez Krahinor për Rikonstruim (PRT) në Maymana, Afganistan. Në kuadër të bashkëpunimit bilateral midis Maqedonisë dhe SHBA-së në vitin 2010 pjesëtarë tanë të njësive speciale dhe policisë ushtarake të Ushtrisë morën pjesë me ekipet nga Shtetet e Bashkuara në misionin ISAF.

Numri i pjesëtarëve maqedonas që kanë marrë pjesë në misionin ISAF, i cili përfundoi më 31.12.2014, ka qenë më shumë se 2700.

Përfitimet që ARM i morri nga pjesëmarrja në misionin ISAF janë mësimet e nxjerra, ushtarë mirë të trajnuar që janë në gjendje të tregojnë një shkallë të lartë profesionalizmi dhe në të njëjtën kohë të kontribojnë në imazhin e përgjithshëm pozitiv të ISAF. Republika e Maqedonisë dhe të gjithë qytetarët e saj kanë qenë gjithmonë krenarë për personelin e Armatës, të cilët gjatë gjithë periudhës së kaluar nuk janë vetëm kujdestarët e paqes dhe sovranitetit të vendit, por në të njëjtën kohë janë ambasadorë të paqes. Prandaj, së bashku me homologët e tyre të NATO-s, ata ndihmojnë në arritjen e zhvillimin demokratik në Afganistanit.

Pas përfundimit të misionit, Ministria e Mbrojtjes përgatiti një botim për kontributin 12 vjetor të Armatës së Republikës së Maqedonisë në misionin ISAF në Afganistan.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail