FJALIMI I MINISTRIT TË MBROJTJES, ZORAN JOLEVSKI ME RASTIN E NËNSHKRIMIT TË MARRËVESHJEVE PËR PUNËSIM TË ISH USHTARËVE PROFESIONAL

Të nderuar,

Kam nderin e veçantë që sot këtu do të nënshkruajmë marrëveshjet për angazhimin tuaj të sërishëm në institucionet shtetërore në Republikën e Maqedonisë. Siç e dini, Armata e Republikës së Maqedonisë dhe  Ministria e Mbrojtjes investojnë shumë në trajnimin tuaj për të fituar shkathtësi të cilat janë të rëndësishme për ju si ushtarë profesional, por të cilat më tej edhe institucionet tjera shtetërore edhe sektori privat mund t’i shfrytëzojnë. Shkathtësitë tuaja të fituara gjatë shërbimit tuaj në ARM si ushhtarë profesional janë shumë cilësore. Trajnimi i marrë në Armatë është tepër i rëndësishëm dhe mundëson që nëpërmjet një akti ligjor të këtillë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të bëhet e mnundur dituritë dhe shkathtësitë tuaja të shfrytëzohen nga institucionet tjera shtetërore, ndërsa shpresoj se në të ardhmen edhe sektori privat do të tregojë interes për ju.

Unë në shumë raste kam theksouar shembullin kur si ambasador vizitova një kompani dhe reparte prodhimi. Njëri nga këto reparte ishte me i mirë organizuar. Në pyetjen, a keni të punësuar ndonjë ish person ushtarak të punësuar që udheheq me këtë repart, morra përgjigjje afirmative. Gjithashtu mu tha se ai repart është më mirë i organizuaru.

Shkathtësitë tuaja janë shumë të rëndësishme jo vetëm për ne si Armatë e Republikës së Maqedonisë, por edhe për institucionet tjera. Për shkak të llojit të profesionit, angazhimi i juaj në Armatën e Republikën e Maqedonisë për shkak të rregullave ligjore mbaron në 45 vjet, dhe me vendimin e fundit ligjor, ne si Ministri e Mbrojtjes dhe institucionet tjera mundësojmë punësimin tuaj në ndonjërën nga institucionet tjera të cilat kanë nevojë për ju.

Dëshiroj të shpreh falënderim deri  tek institucionet tjera të cilat kanë treguar interes të ju pranojnë. Dëshiroj të theksoj se jam krenar që më shumë institucione kanë dëshirë dhe kërkesa të pranojnë sa më shumë personel nga ju. Kjo është një shenjë e mirë edhe për ne si Armatë e Republikës së Maqedonsië edhe për ju, për shkathtësitë e fituara në Mbrojtje, mirëpo edhe tregues se institucionet tjera shtetërore vlerësojnë shkathtësitë e juaja.

Sot do të nënshkruajmë marrëveshje pune me 112 ish pjesëtarë të Armatës, një pjesë e juaj do të mbeten në Ministrinë e Mbrojtjes, por edhe instiutucionet tjera kanë shprehur interes dhe kërkesa si Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve dhe Policia Gjyqësore, kështuqë një pjesë e juaj do të kalojnë edhe nëpër këto institucione.

Me këtë zgjidhet përgjithmonë çështja e juaj për punësim dhe dëshmojmë se ne si Ministri dhe Qeveri kujdesemi për cilësinë e jetës tuaj edhe pas mbarimit të shërbimit në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail