Fjalim i E.S Radmilla Shekerinska, ministre e mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë me rastin e hapjes së ekspozitës muezeale “25 vite Armatë e Republikës së Maqedonisë “, 17.08.2017, Muzeu Ushtarak, Shkup

Të nderuar,

Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë si pjesë përbërse e ministrisë sivjet do të shënojnë jubile të rëndësishëm – 25 vjetorin e formimit të Armatës sonë si forcë e armatosur e të gjithë qytetarëve të Republikës.

Pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë më 1991, kreu shtetëror dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë përmes rrugës paqësore filluan me ndërtimin e institucioneve shtetërore. Pas miratimit të Ligjit për Mbrojtje më 14 shkurt 1992 filloi formimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Secili prej nesh pavarësisht vendit të punës dhe pozitës të cilën e ka pasur ose e ka sot si pjesë e shoqërisë sonë jemi dëshmitarë dhe në mënyrën tonë i shpalosim njëzet e pesë vitet e kaluara të historisë së Armatës sonë, të gjitha sfidat dhe vështirsitë e saj, sukseset, sakrificat, përpjekjet për mbrojtjen e vendit dhe kontributin e ARM-së për ruajtjen e paqes botërore.

Për këto arsye Ministria e Mbrojtjes me anë të kësaj ekspozite bën përpjekje që të gjithë së bashku të rikujtojmë, të freskojmë memorien për Armatën tonë si njërën nga shtyllat kryesore të pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Maqedonisë.

Nuk ka qenë aspak e lehtë, e këtë më së miri e dini ju pjesëtarë të nderuar të Armatës së Republikës së Maqedonisë, ish pjesëtar dhe pjesëtar aktual, ushtarë, kadetë, nënoficerë, oficerë, personat civil në shërbim të ARM-së, si dhe të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes. Secila përpjekje e juaj është ndjerë më shumë edhe nga anëtarët e familjeve tuaja, meriton vlerësime më të larta dhe ju njiheni si individë dhe si kolektiv i cili gjithmonë është në rradhë të parë kur qytetarët e këtij vendi hasin vështirësi të mëdha e të shumta.

Thonë se një fotografi vlen sa 1000 fjalë dhe për këtë arsye mendoj se do të ishte më e përshtatshme që me shënimin e 25 vjetorit të ARM-së, përmes shumë fotografive, të shprehim se sa të rëndësishme, por edhe sa të vështira kanë qenë të gjitha këto vite. Në këto fotografi do të vëreni se personat ndryshojnë, gjithashtu edhe ministrat, se njerëzit e parë gjithashtu ndrrohen, por megjithatë ajo që mbetet e përbashkët, është përparimi i institucionit, i cili zhvillohet për të mirën tonë dhe për të mirën e vendit.

Gjatë periudhës së kaluar Armata jonë kaloi nëpër disa procese të transfromimit. Nga sistemi i regrutimit, sot kemi një Armatë tërësisht profesionale e cila ofron mundësi të barabarta, për burrat dhe gratë, mundësi të barabarta për të gjitha bashkësitë etnike, mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e vendit. Armata në mënyrë pothuajse të përkryer i realizonte të gjitha vendimet strategjike të nivelit më të lartë të udhëheqësisë shtetërore dhe sukseset tuaja ishin dhe do të ngelin disa nga pikat më të forta të Republikës së Maqedonisë në qëllimin e saj strategjik, në anëtarsimin në NATO.

Të nderuar pjestarë të Armatës,

Të gjitha ditët e kaluara në terren, në aktvitete stërvitore, në garnizonet ushtarake, në operacionet luftarake, në komanda dhe në shtabe, të gjitha misionet tuaja për mbështetjen e paqes, viktimat në njerëz dhe përpjekjet personale në ballafaqimet ndaj fatkeqësive natyrore dhe problemet tjera më të mëdha, parimisht të qytetarëve të Maqedonisë. Ju dëshmuat që jeni gjithnjë të parët, aty ku ka nevojë. Këtë e dëshmuat edhe gjatë muajit të fundit kur Republika e Maqedonisë ballafaqohej me zjarret në tërë territorin e saj, këtë e dëshmuat me anë të ndihmës për sanimin e pasojave nga vërshimet gjatë vitit të kaluar, këtë e dëshmuat çdo herë kur vendi gjendej në kushte të krizës dhe kërcënimit.

Ju jeni edhe përfaqësuesit më të mirë të Republikës së Maqedonisë para bashkësisë ndërkombëtare që kujdeseni dhe kontriboni për paqen dhe për stabilitetin në botë, si partner i dëshmuar dhe i barabartë i NATO-s. Këtë e keni dëshmuar në misionet ISAF në Afganistan dhe në misionin “Liri për Irakun”, e këtë e dëshmoni edhe sot në kuadër të misionit “Resolutte Support” në Afganistan.

Pas marrjes së statusit kandidat për anëtarsimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian në dhjetor 2005, pjestarët e ARM-së në vitin 2006 filluan pjesëmarrjen e tyre në misionet ndërkombëtare të udhëhequra nga BE-ja, në misionin “ALTEA” në Bosnje e Hercegovinë nën flamurin e BE-së.

Armata jonë jep kontributin e saj për paqe edhe në kuadër të misionit UNIFIL në Liban nën flamurin e Kombeve të Bashkuara.

Të nderuar përfaqësues,

Gjithnjë vazhdojnë të prekin fjalët “Maqedonia është gjithçka që kemi”. Një çerek shekulli i Armatës është shkruar me suksese të mëdha dhe me ngjarje të ndritura, por edhe me ngjarje të cilat askush nuk dëshironte të ndodhin dhe të cilat shërbejnë si vëretje se si nuk duhet, për të mirën e vendit tonë, Republikës së Maqedonisë dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve të saj, sepse si asnjëherë më parë, kemi nevojë për unitet, pa dallim gjinie, relogjioni apo kombësie, pa dallim provinence politike, bashkim dhe unitet rreth qëllimit që së bashku në të ardhmen e afërt të qëndrojmë para flamurit të Republikës së Maqedonisë i cili me krenari do të valëvitet si flamuri i një shteti anëtar i plotë i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian. Këtë ia kemi borxh atdheut tonë dhe pikërisht në këtë fakt rikujtohemi në këto jubile të shënuara. Këtë ua kemi borxh edhe të gjitha gjeneratave të cilat luftuan për pavarësinë dhe për lirinë e vendit. Këtë ua kemi borxh fëmijëve dhe nipërve tanë.

E gëzofshim festën e nesërme të Armatës sonë 18 gushtin.

Ju faleminderit

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail