FJALIMI i ministres së mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, znj. Radmilla Shekerinska – Jankovskа, në Mbledhjen e Ministrave të Mbrojtjes të formantit Resolutte Support (29 Qershor 2017, Bruksel)

I nderuari Sekretar i Përgjithshëm,
Të nderuar ministra të mbrojtjes,
Zonja dhe zotërinj,

Si ministre e posazgjedhur, më lejoni t’i përshëndes përpjekjet e kahmotshme të NATO-s dhe të partnerëve, përfshirë këtu edhe vendin tim, për sigurinë, stabilitetin dhe për zhvillimin e Afganistanit.

Nga viti 2002 Republika e Maqedonisë jep kontributin e saj të vazhdueshëm për sigurinë në Afganistan, përmes pjesëmarrjes së më se 2.700 persona të personelit ushtarak në kuadër të misionit ISAF dhe në kuadër të misionit Resolutte Support. Për momentin vendi im ka vendosur 39 veta personel ushtarak, si personel shtabi, njësi për mbrojtjen e forcave, instruktorë dhe ekspertë për trajnim dhe këshillim pranë Komandave Rajonale në Kabul dhe në Veri.

Përderisa nga njëra anë siguronte mbështetje për sigurinë e Afganistanit, Maqedonia fatkeqësisht kaloi nëpër një krizë të prolonguar politike e cila na solli deri në kufij të konfliktit të brendshëm. Bëhemi shembull të lidhjes esenciale në mes të demokracisë dhe stabilitetit: ose të dyjat do t’i avancojmë, ose që të dyja këto, do t’i humbim.

Si zëvendës kryeministre dhe si ministre e mbrojtjes u siguroj se Qeveria e re është fuqimisht e përqëndruar në përmbushjen e prioriteteve urgjente reformuese, gjë që tregon se anëtarsimi në NATO si prioritet i yni në politikën e jashtme, pasqyrohet në përkushtimin tonë të vazhdueshëm dhe të avancaur ndaj operacioneve të udhëhequra nga ana e NATO-s dhe nga ana e strukturave të NATO-s.

Qeveria e re e Maqedonisë do t’a vazhdojë kontributin në këtë mision edhe gjatë vitit 2018 dhe njëherit do t’i shqyrtojë mundësitë për rritjen e pranisë sonë në NATO dhe në misionet e udhëhequra nga NATO (misioni Resolutte Support).

Të nderuar miq,

NATO bëri investime të rëndësishme në Maqedoni gjatë kohës së vështirsive të brendshme. Prioriteti ynë është anëtarsim të plotë sa më të shpejtë në Aleancë, gjë që paraqet garancë kruciale për sigurinë rajonale, për stabilitetin dhe për zhvillimin, gjithnjë duke i pasur parasysh sfidat e sigurisë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail