FJALA E MINISTRIT TË MBROJTJES SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, ZORAN JOLEVSKI NË HAPJEN SOLEMNE SELISË SË PËRHERSHME TË FORCAVE MJEKËSORE USHTARAKE BALLKANIKE NË SHKUP, REPUBLIKA E MAQEDONISË 05.10.2016

Është nder dhe kënaqësi e veçantë për mua që bashkë me ju marrim pjesë në hapjen solemne të hapësirave ku do të vendoset Shtabi Kryesor i Forcave Mjekësore Ushtarake Ballkanike, me seli të përhershme në Shkup.

Në veçanti jam i lumtur për suksesin e arritur, i cili është rezultat i mundit dhe përkushtimit të madh të vendeve të cilët u bashkuan me dëshira të sinqerta për të formuar një „projekt të vërtetë të mbrojtjes së zgjuar.“ Përmess këtij projekti sigurojmë shfrytëzim të mençur dhe efikas të resurseve të disponueshme. Vendet anëtare të Forcave Mjekësore Ushtarake Ballkanike do të mund që këto resurse, në një mënyrë të koordinuar, të shpejtë dhe efikase, të vënë në dispozicion në rajonet dhe nëpër operacionet ku ato nevojiten. Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, dhe shpresojmë edhe Shqipëria, e cila që nga fillimi ka qenë pjesë e kësaj nisme do të bashkëpunojnë ngushtë, të koordinuar në mënyrë që të ofrojnë ndihmë dhe kontribojnë për tejkalimin e sfidave që dalin gjatë fatkeqësive natyrore, si dhe gatishmërinë për kontributin e ardhshëm në sfidat globale dhe misionet paqeruajtëse. Serbia është vendi i parë që do të jetë kombi “kornizë” dhe do të sigurojë infrastrukturën e nevojshme në dy vitet e para të kësaj organizate rajonale, dhe e përdor këtë rast për të shprehur mirënjohjen time.

Duke filluar vetëm si një ide në vitin 2010, me punën e madhe të trupave punues të Forcave Mjekësore Ballkanike të përbëra nga përfaqësues të gjashtë vendeve të Ballkanit dhe fuqishëm të të mbështetur nga vendet partnere Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Norvegjisë pas gjashtë vitesh ne mund të dëshmojmë fillimin e një tregimi të bukur.

Përfitoj nga ky rast në emër të Forcave Mjekësore Ballkanike të shpreh mirënjohjen time ndaj Mbretërisë së Norvegjisë dhe Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e pakursyer.

Gjithashtu dua të shpreh falënderimet e mia të veçanta për ekspertët e gjashtë vendeve të Ballkanit, SHBA-së dhe Norvegjisë për përpjekjet e mëdha që kanë bërë në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për themelimin e Forcave Mjekësore Ballkanike.

Përmes ndërtimit të forcave vitale rajonale ushtarako-mjekësore, sipas standardeve të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara, do të mundësohet reagim i shpejtë ndaj fatkeqësive natyrore të papritura në rajon, si edhe do të paraqesë një mundësi për kontributin e ardhshëm në operacionet ndërkombëtare.

Me besim mund të them se Forcat Mjekësore Ballkanikle përfaqësojnë një projekt të veçantë, jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Fatkeqësitë e fundit natyrore në rajon, që rezultuan me një numër të madh të viktimave dhe shumë dëme janë dëshmi se projektet e këtilla dhe të ngjashme të përbashkëta janë më se të nevojshme.

Ky projekt është i bazuar në parimet e bashkëpunimit, mirëkuptimit, kompromisit, energjisë dhe kreativitetit. Unë mendoj se ky është vetëm fillimi dhe se nuk do të ndalemi këtu, por do të investojmë më shumë në drejtim të zgjerimit, implementimin dhe realizimit të ideve të reja.

Në fund, në emër të Forcave Mjekësore Ballkanike dhe në emrin tim personal ju falënderoj për praninë tuaj dhe njëkohësisht edhe për kontributin e juaj për shndërimin e kësaj ideje në realitet.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail